Krijim faqesh interneti

Gjenduni më lehtë në Google dhe Maps.

Faqja juaj ndikon nëse klienti ju kontakton. Ne e ndërtojmë të shpejtë, të qartë dhe të dukshme në Google.

Biznesi juaj, para dhe pas faqes

Para

  • Klientët ju gjejnë vetëm me rekomandim ose në rrjete sociale.
  • Pyetjet për orarin, shërbimet dhe vendndodhjen vijnë një nga një në telefon.
  • Kush ju kërkon në Google gjen konkurrentët, jo ju.

Pas

  • Klienti ju gjen në Google dhe Maps kur kërkon atë që ofroni.
  • Orari, shërbimet dhe kontakti janë në faqe, gati për t’u lexuar.
  • Kërkesat vijnë nga formulari, telefoni ose WhatsApp, me të dhënat që ju duhen.

Çfarë përfshin një faqe e mirë

Një faqe e vjetër ose vetëm rrjetet sociale nuk mjaftojnë që klientët t’ju gjejnë dhe t’ju besojnë.

Faqja duhet të hapet shpejt në çdo pajisje, të gjendet në Google dhe të tregojë qartë çfarë bëni e si t’ju kontaktojnë.

E ndërtojmë sipas biznesit dhe klientëve tuaj, jo nga një model i gatshëm.

Çfarë merrni

  • Strukturën e faqeve dhe tekstet bazë, në shqip ose në dy gjuhë
  • Dizajn të përshtatur për biznesin tuaj, për telefon dhe kompjuter
  • Formular kontakti dhe lidhje me telefonin, WhatsApp-in dhe hartën
  • Optimizim bazë për Google: tituj, përshkrime dhe të dhëna të strukturuara
  • Lidhjen me domenin, Google Search Console dhe profilin në Google Maps
  • Panel administrimi për ndryshimet e përditshme

Çfarë fitoni

Klientët ju kërkojnë online. Faqja u jep përgjigjet.

  • Klientë të rinj: Shfaqeni në Google për shërbimet tuaja.
  • Paraqitje profesionale: Një faqe e shpejtë dhe e rregullt krijon besim.
  • Kurseni kohë: Orari, shërbimet dhe vendndodhja gjenden në faqe.
  • Faqja është juaja: Adresa dhe përmbajtja mbeten tuajat.

Si punojmë

Katër faza për çdo projekt.

  1. Planifikojmë: Përcaktojmë objektivat, strukturën dhe përmbajtjen.
  2. Dizajnojmë: Përgatisim pamjen për miratim.
  3. Ndërtojmë: Vendosim përmbajtjen dhe testojmë në çdo pajisje.
  4. Publikojmë dhe mbështesim: Lidhim domenin, Google dhe Maps; më pas monitorojmë dhe përmirësojmë.

Sa zgjat

Afati përcaktohet në ofertë para fillimit.

Një faqe prezantuese kërkon disa ditë; një faqe më e madhe ose dygjuhëshe, disa javë. Tekstet dhe fotot planifikohen në fillim.

Për kë është

Për biznese që duan të gjenden dhe të kontaktohen online:

  • marrin klientë me rekomandim;
  • duan të gjenden në Google dhe Maps;
  • paraqesin punën e tyre;
  • kanë faqe të vjetër ose të ngadaltë;
  • punojnë në dy gjuhë.

Nëse synoni të shisni produkte, ju përshtatet një dyqan online.

Pyetje të shpeshta

A duhet t’i kem gati tekstet dhe fotot?
Jo. Mund t’i përgatisim ne dhe i përfshijmë në ofertë.
A mund ta përditësoj vetë faqen?
Po. Faqja ka panel administrimi; sipas dëshirës, mund ta menaxhojmë ne.
A punoni me faqe ekzistuese?
Po. E shqyrtojmë dhe përcaktojmë nëse duhet përmirësuar apo rindërtuar.
A punoni në shqip dhe anglisht?
Po. Çdo gjuhë ka faqet dhe adresat e veta dhe indeksohet veçmas në Google.
Kush e menaxhon hostimin dhe domenin?
Ju ose ne. Kostoja vjetore përfshihet në ofertë, ndërsa domeni regjistrohet në emrin tuaj.
A ngarkohet shpejt në telefon?
Po. Optimizojmë fotot dhe kodin dhe e testojmë faqen në çdo pajisje.

Shërbime të lidhura

Nga blogu

Të gjithë artikujt

Le ta shqyrtojmë projektin tuaj

Na tregoni çfarë doni të ndërtoni. Do të merrni një ofertë me çmimin, shërbimet dhe afatin.

Të gjitha shërbimet