Si të shesësh online

Për të nisur duhen: një dyqan, një mënyrë pagese dhe një mënyrë dërgese. Të tjerat shtohen më vonë.

Nga të nisni

Nëse blerja bëhet me mesazhe, mund të humbni porosi.

Nisni me dyqanin, vijoni me kanalet e shitjes dhe në fund me reklamat. Filloni me produktet që keni dhe zgjerohuni sipas nevojës.

Pse mesazhet nuk mjaftojnë

Mesazhet vlejnë në fillim, por jo kur biznesi rritet.

  • Humbni shitje — Disa porosi harrohen mes bisedave.
  • Ngatërrohen porositë — Pagesat, adresat dhe porositë ndiqen me dorë.
  • Nuk ju gjejnë klientë të rinj — Bisedat nuk shfaqen në Google; produktet po.
  • Dyqani është i juaji — Nuk varet nga ndryshimet e platformave.

Katër hapa, me radhë

Mund t’i bëni një nga një.

  1. Hapni dyqanin — Shtoni produktet, çmimet dhe stokun.
  2. Zgjidhni pagesën — Me kartë, në dorëzim ose të dyja.
  3. Organizoni dërgesën — Përcaktoni transportuesin dhe tarifat.
  4. Promovoni dyqanin — Në Google, Maps, rrjete sociale dhe reklama.

Për kë është

Për këdo që shet produkte dhe i menaxhon porositë me dorë.

  • Biznese që shesin me mesazhe dhe kanë nisur të humbasin porosi.
  • Dyqane fizike që duan të shtojnë shitjen online.
  • Prodhues të vegjël që duan të nisin të organizuar.
  • Biznese që kanë provuar platforma të huaja që nuk i përshtaten tregut shqiptar.

Nëse ofroni shërbime me çmim për çdo klient, ju duhet një faqe që sjell kërkesa, jo një dyqan.

Sa zgjat

Një dyqan i vogël me produkte gati mund të publikohet brenda pak ditësh.

Afati i saktë përcaktohet në ofertë, pasi dimë numrin e produkteve, pagesat dhe dërgesën.

Pyetje të shpeshta

A duhet biznes i regjistruar?
Për pagesa me kartë, po. Për pagesa në dorëzim varet nga transportuesi.
Sa produkte duhen për të nisur?
Aq sa keni. Më mirë pak produkte me foto të mira.
A mund të vazhdoj të shes në Instagram?
Po. Instagrami sjell klientë, dyqani përfundon porosinë.
Si e di nëse funksionon?
Paneli tregon porositë, shitjet dhe produktet më të shitura.
Sa kushton?
Varet nga produktet, pagesat dhe dërgesa. Oferta është pa pagesë.
A duhet të di teknologji?
Jo. Paneli përdoret lehtë.

Le ta shqyrtojmë projektin tuaj

Na tregoni çfarë doni të ndërtoni. Do të merrni një ofertë me çmimin, shërbimet dhe afatin.

Lexoni më tej

Të gjitha shërbimet